Një gazetar është kërcënuar përmes rrjeteve sociale

  • A.P /
  • 07 February 2026 - 12:05
Një gazetar është kërcënuar përmes rrjeteve sociale

Një gazetar është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në raportin e PK’së, shtohet se gazetari ka marr mesazhe kërcënuese dhe fyese nga një person.

Po ashtu, theksohet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe se, deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

‘’KANOSJE

Lagjja e Spitalit, Prishtinë  06.02.2026 – 15:03.  Ankuesi mashkull kosovar (gazetar), ka raportuar e  përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh kërcënues dhe fyes nga i dyshuari. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime’’, ka njoftuar Policia. 

(Kosova Sot Online)