Abdixhiku: Të krijohen institucionet në përputhje me vullnetin qytetar

  • A.P /
  • 07 February 2026 - 13:45
Abdixhiku: Të krijohen institucionet në përputhje me vullnetin qytetar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për vizitat që ka pasur dje dhe sot nga ambasadori italian, Maurizzio Antonini dhe ai i Gjermanisë, Rainer Rudolph, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku ka thënë se poashtu ka pranuar urime për Kuvendin e LDK-së nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati dhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreeves.

“Shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia, i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin LDK-së dhe Kosovës, në të gjitha fazat e shtetndërtimit, konsolidimit demokratik dhe integrimit euroatlantik. Këta partnerë mbeten aleatë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës dhe mbështetës të demokracisë së saj”, ka shkruar Abdixhiku.
Sa i përket takimeve me ambasadorin gjerman dhe Italian, Abdixhiku ka thënë se institucionet duhet të krijohen sa më parë në përputhje me vullnetin qytetar dhe parimet demokratike.

Lexo edhe:
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me helikopter mbi “Ishujt Palmë”
Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Abdixhikut, flasin për situatën politike dhe për krijimin e institucioneve të reja
Miratimi i buxhetit për Prishtinën, Përparim Rama: Imazhi më i qartë se si funksionon demokracia

“Në këto takime diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, për qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj kësaj situate, si dhe për domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe funksionale, në përputhje me vullnetin qytetar dhe parimet demokratike.

Në të dyja rastet theksova nevojën urgjente për stabilitet institucional, përgjegjësi politike dhe veprime konkrete që u shërbejnë qytetarëve të Kosovës, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies shoqërore”, ka shkruar Abdixhiku.


(Kosova Sot Online)