Kjo është vajza që humbi jetën në një aksident

  • A.P /
  • 07 February 2026 - 16:00
Kjo është vajza që humbi jetën në një aksident

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e të shtunës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Loxhë në Pejë rreth orës 8 të mëngjesit, mes dy veturave.

Viktima është Agnesa Kastrati, rreth 30-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, i cili bëri të ditur se nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se personi tjetër i aksidentuar është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)