Komuna e Prishtinës del me njoftim

  • A.P /
  • 07 February 2026 - 17:33
Komuna e Prishtinës del me njoftim

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se të dielen, ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, do të zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Komunës thuhet edhe se, qëllimi është zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie tjetër që bie ndesh me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.

Komunikata:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Ju njoftojmë se më datë 08.02.2026, duke filluar nga ora 05:00, ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, do të zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth.

Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie tjetër që bie ndesh me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.

Ftojmë qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë realizimit të këtij aksioni.

(Kosova Sot Online)