Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 07:17
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Java nis me një qiell që ndryshon shpesh. Të hënën dhe të martën, vransirat do të kalojnë herë pas here mbi vend, duke sjellë riga të lehta shiu në zona të caktuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Do të ketë edhe momente më të qeta, por moti mbetet kryesisht i luhatshëm.

E mërkura vazhdon në të njëjtën frymë. Vranësirat do të alternohen me intervale dielli, duke krijuar një atmosferë tipike të motit të paqëndrueshëm. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të shkurtër, ndaj dita pritet të jetë me surpriza të vogla nga qielli.

(Kosova Sot Online)