Arifi: Prokuroria e Hagës është krah i djathtë i Serbisë

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 08:47
Arifi: Prokuroria e Hagës është krah i djathtë i Serbisë

 Avni Arifi ka shprehur kritika të ashpra ndaj Prokurorisë së Hagës gjatë paraqitjes së tij.

Sipas tij, kjo prokurori nuk ka arritur ta bindë për paanshmërinë e saj, duke lënë të kuptohet se veprimtaria e saj ka prapavijë politike.

Arifi theksoi se, në perceptimin e tij, Prokuroria e Hagës ka qenë krah i djathtë i Serbisë.

“Prokuroria e Hagës, në sytë e mi, nuk më ka bindur për asgjë. Më ka bindur që është krejtësisht politike, që ka qenë krah i djathtë i Serbisë, në marrjen e argumenteve, të fabrikuara nga Serbia, qysh e njohim ne”, tha ai.

(Kosova Sot Online)