Gjykata shqyrton ankesat kundër vendimeve të PZAP

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 14:00
Gjykata shqyrton ankesat kundër vendimeve të PZAP

Gjykata Supreme ka shqyrtuar ankesat administrative kundër vendimeve të PZAP, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka njoftoi se gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët, ndërsa gjykata do t’i njoftojë palët për mënyrën e vendosjes.

“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykate Supreme, kundër vendimeve të PZAP-se janë shqyrtuar dhe gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët. Gjykata do t’ju njoftojë me kohë për mënyrën e vendosjes.”

(Kosova Sot Online)