Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 14:05
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë në Marec, rasti ka ndodhur para një jave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rasti ka ndodhurmë 2 shkurt në Marec të Prishtinës.

Të dyshuarit janë E.G. 18 vjeç, R.G. 18 vjeç dhe L.P. 19 vjeç.

“Pas një pune hetimore dhe operacionale, nga njësitet e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është realizuar arrestimi i tre personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.”

(Kosova Sot Online)