Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 14:45
Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë personale, duke thënë se pozicioni i presidentit është më i rrezikshmi në botë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një intervistë për NBC Trump pranoi se tani mendon më shumë për çështjet e sigurisë, sidomos pas tentativave të mëparshme për vrasje.

Ai shtoi se, megjithëse shqetësohet, përpiqet të mos lejojë që frika të dominojë, pasi ndryshe nuk mund të kryente detyrat e tij.

“Jam i shqetësuar, por duhet ta largosh nga mendja për të bërë punën tënde,” tha ai.

(Kosova Sot Online)