Ja si do të jetë moti këtë të martë

  • A.P /
  • 10 February 2026 - 07:18
Ja si do të jetë moti këtë të martë

Të martën në Kosovë pritet mot i paqëndrueshëm. Në disa zona mund të ketë reshje të lehta shiu, të cilat vende-vende do të përzihen me borë, sidomos në verilindje dhe në zonat kodrinore e malore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë ditës do të ketë kryesisht vranësira, por nuk përjashtohen edhe momente të shkurtra me diell.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 8°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)