Prokuroria nis hetimet edhe në komunën e Suharekës

  • A.P /
  • 10 February 2026 - 14:15
Prokuroria nis hetimet edhe në komunën e Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka iniciuar hetime me vetiniciativë lidhur me manipulimet me vota në komunën e Suharekës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë veprime hetimore në Komunën e Suharekës. Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit.”

Prokuroria thotë se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.

(Kosova Sot Online)