Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët
Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora 22:05, një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur juglindjen e Kosovës (zona Prizren–Shtërpcë), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Tërmeti është ndier në disa pjesë të vendit, derisa komuna konfirmon se deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme serioze.
“Institucionet përkatëse po e monitorojnë situatën në vazhdimësi”, siguron komuna qytetarët.
Ndërkohë, në këtë situatë, komuna u ka dhënë udhëzime të rëndësishme qytetarëve:
“ • Nëse ka lëkundje të tjera, qëndroni larg dritareve dhe objekteve që mund të bien.
• Brenda ambienteve, strehohuni nën tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës.
• Pas lëkundjeve, dilni me kujdes në hapësira të hapura.
• Mos përdorni ashensorët dhe shmangni lëvizjet e panevojshme.
• Kontrolloni banesat dhe ndihmoni personat që kanë nevojë.
• Informohuni vetëm nga burime zyrtare.
Çdo informacion i ri do të publikohet përmes kanaleve zyrtare.
Për emergjenca lajmeohuni në 0800122 33 ose 0800122 44
Siguria juaj është prioriteti ynë”, thuhet në njoftimin e komunës.
(Kosova Sot Online)
