Mbahet mbledhja e parë e qeverisë së re Kurti 3

  • A.P /
  • 12 February 2026 - 09:28
Mbahet mbledhja e parë e qeverisë së re Kurti 3

Kryeministri Albin Kurti e ka thirrur mbledhjen e parë të qeverisë së re, e cila u zgjodh mbrëmë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zyra e Kryeministrit njoftoi se mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3 do të mbahet në orën 10:00.

Janë pesë pika në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje, dhe të gjithat kanë të bëjnë me ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)