Qeveria Kurti 3 miraton buxhetin për këtë vit
Qeveria e re e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vendimi i morë në mbledhjen e parë të qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti tha se po e “risjellin” buxhetin, pasi qeveria e tij në detyrë vitin e kaluar e kishte miratuar atë, me gjithë pasigurinë se Kuvendi do të mund ta shqyrtonte miratimin e tij.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se synojnë “rishikim të shpejtë” të buxhetit që po procedohet për miratim në Kuvend.
(Kosova Sot Online)
