Plenkoviq ka uruar Kryeministrin Kurti për mandatin e ri

  • A.P /
  • 12 February 2026 - 13:45
Plenkoviq ka uruar Kryeministrin Kurti për mandatin e ri

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin të ri në krye të Qeverisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në ‘X’, Plenkoviq shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar se Kroacia mbetet një përkrahës i fuqishëm i integrimit evropian të Kosovës.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe punën e përbashkët për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore”, thuhet në mesazhin e Plenkoviq.

(Kosova Sot Online)