Kryediplomatja austriake uron Kosovën për formimin e Qeverisë : Përpara me reforma e në dialog

  • A.P /
  • 13 February 2026 - 08:26
Kryediplomatja austriake uron Kosovën për formimin e Qeverisë : Përpara me reforma e në dialog

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger tha se formimi i qeverisë në Kosovë është “një lajm i mirë për vendin dhe të gjithë rajonin”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kosova tani mund të ecë përpara për të zbatuar reformat e BE-së dhe të përfitojë nga Plani i Rritjes, por edhe të arrijë përparim në dialogun Beograd-Prishtinë”, shkroi ajo.

Ajo uroi edhe homologun e saj, Glauk Konjufca, tha se pret “me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer” midis Austrisë dhe Kosovës.

(Kosova Sot Online)