Avokati i Rexhep Selimit: Policia e UÇK-së tezë e Prokurorisë

  • A.P /
  • 13 February 2026 - 12:05
Avokati i Rexhep Selimit: Policia e UÇK-së tezë e Prokurorisë

Avokati i Rexhep Selimit nis me kundërargumentimin e pretendimit të parë të Prokurorisë kinse Selimi ka pasur kontroll mbi Policinë si ministër i Rendit Publik.

“ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë argumentet e veta”.

Sipas tij, termi “Policia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” është një tezë e Prokurorisë, “e hartuar si një kosh ku Prokuroria mund t’i hidhte sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore” për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një lloj policie dhe që drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik.

“Pas qershorit, UÇK-ja dhe policia ushtarake e UÇK-së ka qenë nën përgjegjësinë e komandantëve të zonave, nuk ka qenë nën përgjegjësinë e zotit Selimi. Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së, ose ministrisë së Rendit Publik, që është mbikëqyrur nga zoti Selimi, siç pretendon ZPS-ja”.

Sipas avokatit, nuk kishte asnjë forcë policie të krijuar në prill të vitit 1999, duke marrë parasysh rrethanat në atë kohë, dhe nuk ka asnjë provë konfirmuese të paraqitur nga dëshmitarë apo ZPS-ja që vërtetojnë një pretendim të tillë.

(Kosova Sot Online)