Njihuni me parashikimin e motit këtë të shtunë
Të shtunën në Kosovë dita pritet të hapet me periudha me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës vranësirat shtohen gradualisht, ndërsa pasditja sjell reshje shiu që herë pas here mund të jenë më të dendura.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, shiu bëhet më i qëndrueshëm dhe vazhdon deri në orët e para të së dielës. Në zonat malore parashihen reshje bore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 1°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
