Netanyahu: Irani duhet të heqë dorë nga uraniumi

  • A.P /
  • 16 February 2026 - 09:05
Netanyahu: Irani duhet të heqë dorë nga uraniumi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i kërkojnë Iranit të heqë dorë nga i gjithë uraniumi i pasuruar dhe t’i ndalohet të prodhojë më shumë, si pjesë e çdo marrëveshjeje bërthamore me Teheranin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një fjalim në Jerusalem të dielën, ai përshkroi disa kushte që dëshironte, duke përfshirë që “i gjithë materiali i pasuruar duhet të largohet nga Irani” dhe se “nuk duhet të ketë aftësi pasurimi”, raporton BBC.

Komentet e tij vijnë ndërsa zyrtarët iranianë dhe amerikanë përgatiten për një raund të dytë bisedimesh në Zvicër të martën.

Irani do të shqyrtojë kompromise për të arritur një marrëveshje bërthamore nëse ShBA-në janë të gatshme të diskutojnë heqjen e sanksioneve, tha zëvendësministri i jashtëm iranian Majid Takht-Ravanchi.

(Kosova Sot Online)