BE jep detaje për takimin mes Orav dhe Kurtit

  • A.P /
  • 16 February 2026 - 11:00
BE jep detaje për takimin mes Orav dhe Kurtit

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Detaje për këtë takim ka bërë të ditura Zyra e BE-së në Kosovë, e cila njoftoi se ambasadori Orav e ka uruar Kurtin për rizgjedhjen e tij të tretë në postin e kryeministrit.

Sipas njoftimit, bashkëbiseduesit janë dakorduar për rifillimin e punës në reformat kyçe, me synim avancimin e rrugës evropiane të Kosovës.

(Kosova Sot Online)