Kurti: Do të fillojmë konsultimet për Presidentin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se do të fillojnë edhe konsultimet për President, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Do të fillojmë konsultimet për Presidentin apo Presidenten e Kosovës”, u shpreh ai.
Kujtojmë se data e fundit për të propozuar emrin e Presidentit është 4 marsi, në të kundërten vendi shkon sërish në zgjedhje.
(Kosova Sot Online)
