Murati: Na pret situatë emergjente

  • A.P /
  • 16 February 2026 - 12:45
Murati: Na pret situatë emergjente

Në Kuvendin e Kosovës, Ministri i Financave, Hekuran Murati paraqiti para deputetëve projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2026, duke theksuar vonesat procedurale, kufizimet e zgjatjes buxhetore dhe strukturën e përgjithshme të shpenzimeve dhe të hyrave.

Ministri nënvizoi se projektligji ishte dorëzuar në afatin ligjor, por nuk kishte hyrë në fuqi për shkak të rrethanave institucionale.

 “Të gjithë e dimë që ky projektligj, sipas ligjit, parashihej që të miratohej dhe të dorëzohej në Kuvend me datën 31 tetor të vitit të kaluar, gjë që qeveria e asaj kohe në detyrë e kishte bërë. Megjithatë, në mungesë të një Kuvendi funksional, por edhe në mungesë të konsensusit pastaj pas konstituimit të Kuvendit, ky projektligj nuk ishte proceduar dhe nuk ishte miratuar në mënyrë që të ishte në fuqi para datës 1 janar, kur edhe fillon shfrytëzimi i këtij buxheti. Si rezultat i kësaj, kemi pasur zgjatje buxhetore automatike, pra siç parashihet me LMFPP (Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjshmëritë), që është për dy muajt e parë dhe më pastaj, siç e dini edhe ju, është miratuar edhe zgjatja për muajin mars. Sido që të jetë, këto zgjatje mjaftojnë vetëm për shpenzimet rrjedhëse. Sa i përket prokurimeve të reja, projekteve të reja, është e pamundur të iniciohen procedura pa pasur zotimin e mjeteve. E nëse alokimi është bërë vetëm për 3 të 12-tat e vitit, pra nuk mund të zotohet komplet viti, ta zëmë për ndonjë projekt kapital apo për ndonjë prokurim tjetër sa i përket mallrave dhe shërbimeve, për shërbime esenciale në rast se është nevoja”, tha ai.

(Kosova Sot Online)