Kurti: Paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik është risi e këtij buxheti

  • A.P /
  • 16 February 2026 - 13:05
Kurti: Paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik është risi e këtij buxheti

Kryeministri Albin Kurti tha se në buxhetin e këtij viti kryefjala është shifra totale e tij, prej afër 4 miliardë eurosh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha në Kuvend se paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik është “risi e këtij buxheti”.

Kurti përmendi kritikat e opozitës për rritjen e importeve. Tha se kjo vjen edhe nga “fuqia blerëse” në vend, që tha se është rritur edhe falë mbështetjes së qeverisë me shtesa.

“Ajo vjen jo vetëm nga rritja e fuqisë blerëse, sepse ne e kemi rritur kërkesën agregate, me këtë shpërndarje, jo pak te ata që kanë më pak është bërë shumë”, tha ai ndër tjerash.

Kurti përmendi “mbeshtetjet për familjet”.

Ai tha se kritikat dhe kundërshtimet e opozitës do të jenë “plotësisht të vlefshme nëse janë të arsyeshme” kur të bëhet rishikimi i buxhetit të këtij viti pas disa muajsh.

“Të gjitha kritikat dhe kundërshtimet që na u bënë, argumentet e opozitës, do të jenë plotësisht të vlefshme nëse janë të arsyeshme edhe atëherë kur do ta sjellim rishikimin e buxhetit pas pak muajve, e që do të paraprihet nga programi qeveritar që do të diskutohet bashkë me juve këtu”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)