Presidenti italian uron Kosovën dhe riafirmon mbështetjen

  • A.P /
  • 17 February 2026 - 11:00
Presidenti italian uron Kosovën dhe riafirmon mbështetjen

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar urime Presidentes Vjosa Osmani për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar miqësinë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin për paqen dhe stabilitetin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai riafirmoi mbështetjen e Italisë për rrugën evropiane të Kosovës dhe nënvizoi rëndësinë e avancimit të dialogut me Beogradin.

(Kosova Sot Online)