Abdixhiku: Rugova i dha orientim historik epokal vendit

  • A.P /
  • 17 February 2026 - 13:05
Abdixhiku: Rugova i dha orientim historik epokal vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kujtoi rrugën deri te pavarësia e Kosovës, gjatë fjalës së tij në saencën solemne në Kuvend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në themel të kësaj rruge, ai tha se “qëndron filozofia politike e atit themeltar të Republikës sonë, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe gjithë lëvizjes paqësore të viteve ’90”.

Abdixhiku tha se Rugova i dha “orientim historik, epokal” vendit dhe “e ktheu në çështje ndërkombëtare”.

“Lëvizja paqësore nuk ishte zgjidhje e lehtë”, tha ai. Tha se ishte “refuzim i urrejtjes dhe hakmarrjes si mjete politike”.

Ai përmendi edhe luftën e UÇK-së dhe Prekazin, që tha se “e zgjoi ndërgjegjen kombëtare kur padrejtësia kishte arritur kufirin e saj të fundit”.

Sot, Abdixhiku tha se ka “shumë arsye që të jemi krenarë”.

(Kosova Sot Online)