Hamza: Rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica

  • A.P /
  • 18 February 2026 - 11:00
Hamza: Rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica

Bedri Hamza ka publikuar pamje nga protesta e djeshme në përkrahje të çlirimtarëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kreu i PDK-së ka thënë se dje ka folur populli, ndërsa sot flasin në Hagë ish-liderët e UÇK-së.

“Nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë. Dje foli populli. Sot flasin ata” shkruan Hamza në Facebook.

(Kosova Sot Online)