Policia e Kosovës intensifikon kontrollet

  • A.P /
  • 18 February 2026 - 14:05
Policia e Kosovës intensifikon kontrollet

Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë javës 09–15 Shkurt 2026 kontrolle intensive të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve në kuadër të planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 929 pika kontrolli, ku janë kontrolluar gjithsej 2,366 mjete kamionësh dhe autobusësh.

Nga këto kontrolle, për parregullsitë e konstatuara janë shqiptuar 406 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

“Ky plan operacionale ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe kontrollin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve. Prezenca jonë e shtuar në të gjitha rrugët e vendit ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një trafiku më të sigurt për të gjithë qytetarët”, theksojnë nga Policia e Kosovës.

Kontrollet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në periudha të tjera, në përputhje me planet operacionale të ROADPOL, për të siguruar respektimin e rregullave dhe standardeve të trafikut rrugor.

(Kosova Sot Online)