Selimi: Prokuroria pati në shënjestër gjithë kohën shtabin e përgjithshëm të UÇK-së
Ish-pjesëtari i shtabit të UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën përfundimtare në Hagë, tha se Prokuroria kishte në shënjestër shtabin e përgjithshëm të UÇK-së pavarësisht se deklaronte për të kundërtën.
“Prokuroria ka vazhduar të mbështetet në atë që s’kanë bazë në të vërtetën dhe në një përpjekje të vazhdueshme për të njollosur një luftë, që në thelb ishte çlirimtare. Megjithëse, prokuroria në fillim të paraqitjes së saj të fjalës përfundimtare deklaroi se nuk kërkon dënimin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së gjatë gjithë kohës që pati në dispozicion shënjestër e saj ishte shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, UÇK dhe në veçanti dhe qëllimi i saj që ishte pavarësia e Kosovës”.
Madje, tha Selimi, Prokuroria krijoi përshtypje që vetë pavarësia po trajtohej si një qëllim i përbashkët kriminal.
“Në përpjekje për ta ngarkuar me përgjegjësi shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, Prokuroria mbajti qëndrime akuzuese si: “Shtabi i Përgjithshëm kërkonte pavarësi” apo më tutje se “shtabi i përgjithshëm deklaroi se nuk do ta mbështeste autonominë”.
(Kosova Sot Online)
