Trump: I dhamë fund 8 luftërave, edhe e 9 do të përfundojë

  • A.P /
  • 20 February 2026 - 11:05
Trump: I dhamë fund 8 luftërave, edhe e 9 do të përfundojë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes, ka thënë se gjatë vitit të parë të udhëheqjes së tij, kanë përfunduar tetë luftëra, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Deklaratën e Trumpe ka shpërndarë Departamenti i Shtetit, në rrjetin social ‘’X’’.

Trump ka paralajmëruar se edhe një luftë tjetër, e nënta, do të përfundojë.

‘’Ne zgjidhëm 8 luftëra dhe një të nëntë që do të vijë. Ajo doli të ishte më e vështirë nga sa mendoja; mendova se do të ishte më e lehta. Por me luftën nuk e di kurrë çfarë është e lehtë dhe çfarë nuk është aq e lehtë’’, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)