Qeveria miraton projekt-programin e projektligjeve 2026-2028
Kabineti qeveritar në mbledhjen e dytë të saj, miratoi Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026 – 2028, për të cilat kryeministri Albin Kurti tha se këto dy ligje do t’i kenë prioritet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në kuadër të kësaj ai tha do ta prioritizojnë Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe atë për çmimin tavan
“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online)
