Lushaku: LDK s’e mbështet buxhetin
Shefja e Grupit Parlamentar i LDK-së, Jehona Lushaku, tha se LDK nuk do ta mbështesë buxhetin nëse nuk i vënë në votim 21 amendamentet e propozuara nga kjo parti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo tha se ato nuk kanë kaluar përmes Komisionit për Buxhet.
“Ju bëjmë thirrje që t’i vëni në votim këto amendamente. Përndryshe buxhetin nuk e votojmë, si të tillë nuk e përkrahim”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)
