Murati: Buxheti i propozuar është emergjent
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Buxheti për vitin 2026 është një buxhet i përkohshëm dhe emergjent, në të cilin nuk iu është dhënë hapësirë as ministrave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Murati ka thënë se kjo për shkak të mungesës së kohës për të bërë ndryshimet e nevojshme.
“Është buxhet i përkohshëm dhe emergjent. Ne nuk iu kemi dhënë hapësirë as ministrave, meqë nuk kemi kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme. Ideja ishte që të procedohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Murati në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
Murati ka thënë se amandamentet e propozuara nga partitë politike mund të merren parasysh pastaj nga ministritë e linjës, në momentin kur ato do të propozojnë buxhetin e rishikuar.
(Kosova Sot Online)
