Ja pse është anuluar udhëtimi me linjën e trenit Pejë – Prishtinë
Është anuluar udhëtimi me linjën e trenit Pejë – Prishtinë për ditën e sotme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Trainkos” dje tha se kjo masë u ndërmor për arsye teknike.
“Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
