Gucati: Veteranët e OVL-UÇK s’do të rrinë duarkryq

  • A.P /
  • 21 February 2026 - 14:15
Gucati: Veteranët e OVL-UÇK s’do të rrinë duarkryq

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të mëtejshëm për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Ai ka bërë të ditur se veteranët e UÇK-së nuk do të rrinë duarkryq dhe se shumë shpejt do të mblidhen organizatat e dala nga lufta për të vendosur për veprimet e ardhshme.

“Unë nuk do të thosha se s’do të marrim hapa, ne do të marrim hapa po hala s’kemi menduar as datë, as ditë, as formën e saj. Po me sa e di, ne s’do të rrimë duarkryq. Këtë e di. Shoqatat e dala nga lufta, tri shoqatat e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq me veteranë, bashkërisht me shokë tanë me krejt edhe me shoqërinë civile do të bisedojmë, do të ulemi shumë shpejt për hapat”, ka thënë ai, duke vlerësuar se marshi i 17 shkurtit ishte masiv.

 

(Kosova Sot Online)