Inxhinieri nga Kosova ndërron jetë duke shkuar në punë

  • A.P /
  • 21 February 2026 - 17:00
Inxhinieri nga Kosova ndërron jetë duke shkuar në punë

Një ngjarje ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq.

Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke ndërruar jetë menjëherë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

(Kosova Sot Online)