Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Java nis në Kosovë me mot pjesërisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë së hënës priten periudha të këndshme me kthjellime, sidomos në disa zona gjatë ditës, duke e bërë motin relativisht stabil.
Të martën moti bëhet më i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë më të shpeshta dhe herë pas here mund të ketë riga lokale shiu, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Nuk përjashtohet që në disa vende reshjet të jenë të shkurtra.
Ditën e mërkurë rikthehen sërish kushtet më të qeta. Parashihet mot pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë ditës do të ketë edhe hapësira për kthjellime, duke krijuar një mot më të këndshëm krahasuar me ditën paraprake.
(Kosova Sot Online)
