Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon do të përgjigjemi

  • A.P /
  • 25 February 2026 - 08:00
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon do të përgjigjemi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të martën gjatë një konference të shërbimit të inteligjencës Shin Bet se vendi po punon për krijimin e një aleance rajonale për t’u përballur me ndikimin e Iranit dhe të Vëllazërisë Myslimane, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“U kam thënë iranianëve se nëse na sulmojnë, do të përgjigjemi me fuqi të papërfytyrueshme,” tha Netanyahu.

Ai theksoi se aleanca e re përfshin shumë vende. “Disa na vizitojnë edhe këto ditë, të tjera i vizitojmë ne. Bëhet fjalë për një rrjet të tërë që përfshin Lindjen e Mesme.”

Netanyahu kujtoi se Izraeli në vitet ’50 dhe ’60 ndjeki një strategji bashkëpunimi me shtete jo-arabe në rrethinën e Lindjes së Mesme, përfshirë Turqinë, Persinë, Etiopinë dhe komunitetin kurd.

Duke iu referuar situatës në Rripin e Gazës, Netanyahu ripërsëriti se Hamas duhet të çarmatosej, duke shtuar: “Do të ndodhë me mënyrën e lehtë ose me atë të vështirë, por do të ndodhë.”

Kryeministri gjithashtu u ndal te rritja e vrasjeve në komunitetet arabe brenda Izraelit, duke theksuar nevojën për konfiskimin e armëve të paligjshme: “Rezerva e armëve duhet të pakësohet dhe të sekuestrohet, sepse një ditë stuhi mund të vijë.”

Në deklaratën e tij, Netanyahu nënkuptoi mundësinë e një kërcënimi terrorist nga brenda këtyre komuniteteve, duke theksuar se armët e paligjshme shpesh përdoren kundër brendësisë së vendit. 

(Kosova Sot Online)