Peci: Posti i presidentit nuk është hajgare
Lulzim Peci ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke theksuar se kandidati duhet të ketë kualifikimet profesionale për të mbajtur këtë post dhe të jetë një faktor unifikues politik dhe shoqëror.
“Mendoj që personi që do të propozohet për kryetar të vendit duhet t’i ketë kualifikimet profesionale për të qenë kryetar i Kuvendit. Mbi të gjitha, posti i presidentit nuk është një hajgare në Kosovë. Çdo person që mund të kandidohet për këtë post, para se të ulet në atë karrige, duhet të shikojë në pasqyrë nëse i plotëson këto kushte,” tha Peci n'21.
Ai shtoi se zgjedhja e një presidenti të aftë dhe të unifikuar është kyçe për stabilitetin politik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në vend.
(Kosova Sot Online)
