Punëtorët e bankave raportojnë për falsifikim parash

  • A.P /
  • 25 February 2026 - 11:45
Punëtorët e bankave raportojnë për falsifikim parash

Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar nga Policia në raportin e saj 24-orësh të së mërkurës, përkatësisht në Graçanicë dhe në Lipjan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Që të dy ankuesit janë zyrtarë të bankave.

Rasti në Graçanicë është raportuar të ketë ndodhur në mëngjesin e së martës, ku sipas ankuesit janë deponuar rreth 766.50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. 

Ndërsa rasti në Lipjan thuhet se ka ndodhur më 15 shkurt, ku nga klienti është deponuar një monedhë prej 500 eurosh që dyshohet të jetë e falsifikuar. 

Në të dyja rastet mjetet janë sekuestruar dhe rastet po hetohen.

(Kosova Sot Online)