Murati refuzon të bëhet President: Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve

  • A.P /
  • 27 February 2026 - 07:47
Murati refuzon të bëhet President: Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve

Një prej emrave të përfolur si kandidat për president të Republikës së Kosovës, Murat Jashari, ka thënë se e ka bërë të qartë që s’ka ambicie për t’u përfshirë në politikë, sa herë që i është përmendur emri për këtë çështje.

Ai ka thënë se nuk ka të drejtë as morale e as profesionale që ta përdor emrin e familjes Jashari për kalkulime politike apo për poste publike.

“Më shumë se gjithçka, për mu si Murat, është emri i familjes Jashari, është barrë e madhe mbi supe. S’kam të drejtë as morale e as profesionale me e fut emrin e familjes Jashari në kalukime politike apo për poste publike.

“Emri jem sa i përket kësaj çështje, çdo herë është përmendë, sa herë ka ardhë çështja e presidentit, emri im është përmendë. Ua kam sqaru protagonistëve që s’kam ambicie politike, pra gjeni një emër tjetër”, ka thënë ai.

“I kam bërë të qarta arsyet pse nuk e bëjë”, ka thënë ai.

“Familja Jashari u takon të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë janë të tonit”, ka thënë Murat Jashari.

(Kosova Sot Online)