Sot varroset punëtori që humbi jetën në vendin e punës

  • A.P /
  • 27 February 2026 - 09:45
Sot varroset punëtori që humbi jetën në vendin e punës

Latif Bytyqi, i cili humbi jetën para tri ditësh në vendin e punës në Slloveni, do të varroset sot, në fshatin Shkozë të komunës së Malishevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e fshatit në Facebook, ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 14:00.

Njëherësh, u bë e ditur se e pamja do të mbahet  sot po ashtu në odën pranë Xhamisë së fshatit Shkozë.

(Kosova Sot Online)