Dyshimet për dallavere me vota, edhe 12 persona intervistohen
12 persona janë intervistuar në Vushtrri dhe Skenderaj lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Siç bën të ditur policia, bëhet fjalë për shtatë të dyshuar në Vushtrri dhe pesë të tjerë në Skenderaj.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit në të dyja rastet janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Qendra e votimit Skenderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)
