Disa shtetas të Afganistanit përleshen mes vete në Prishtinë
Pas një konflikti verbal, katër persona, shtetas të Afganistanit janë përleshur mes vete në “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për rastin që ndodhi dje në mbrëmje, policia tha sa u përdor edhe thika dhe se dy prej tyre morën edhe tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, tha policia.
(Kosova Sot Online)
