Si pasojë e një incidenti ka vdekur një punëtor në KEK

  • A.P /
  • 27 February 2026 - 13:00
Si pasojë e një incidenti ka vdekur një punëtor në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.

Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)