Izraeli sulmon Iranin, dëgjohen shpërthime në Teheran

  • A.P /
  • 28 February 2026 - 09:15
Izraeli sulmon Iranin, dëgjohen shpërthime në Teheran

Tre shpërthime janë dëgjuar në qendër të Teheranit, sipas mediave iraniane, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Agjencia e lajmeve Fars thotë se ka marrë raportime se disa raketa kanë goditur zonën e Republikës së kryeqytetit iranian.

Izraeli ka nisur atë që e ka quajtur një “sulm parandalues” kundër Iranit.

Në një deklaratë të bërë këtë mëngjes, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallë një “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë Izraelin, shkruan BBC.

“Shteti i Izraelit nisi një sulm parandalues ​​kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet ndaj Shtetit të Izraelit”, tha Katz.

Sulmi, që vjen pasi Izraeli dhe Irani u përfshinë në një luftë ajrore 12-ditore në qershor, pason paralajmërimet e përsëritura nga SHBA-ja dhe Izraeli se do të godisnin sërish nëse Irani do të vazhdonte me programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike.

(Kosova Sot Online)