Sulmi ndaj Teheranit i koordinuar me Shtetet e Bashkuara

  • A.P /
  • 28 February 2026 - 09:45
Sulmi ndaj Teheranit i koordinuar me Shtetet e Bashkuara

Një burim izraelit i tha CNN-it se sulmi i Izraelit ndaj Iranit të shtunën në mëngjes u koordinua me Shtetet e Bashkuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë fazë të hershme nuk është e qartë nëse ishte një sulm unilateral izraelit apo nëse SHBA-ja mori pjesë gjithashtu në sulm.

Sulmi izraelit kishte në shënjestër raketat balistike dhe lansuesit e raketave, të cilat Izraeli i ka konsideruar si një kërcënim serioz.

(Kosova Sot Online)