Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të SHBA’së e Izraelit
Një zyrtar iranian i tha Reuters se Irani po përgatitet për hakmarrje pasi Izraeli dhe SHBA nisën një sulm të shtunën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zyrtari tha se “përgjigjja do të jetë shkatërruese”.
Pas sulmeve të Izraelit, SHBA-ja po kryen sulme ndaj Iranit, thanë tre zyrtarë amerikanë për CNN. Një zyrtar tha se sulmet janë në zhvillim, duke i përshkruar ato si “jo një sulm i vogël.”
Ndërkaq, për Reuters një zyrtar amerikan tha se sulmet e SHBA-së kundër Iranit po kryhen nga ajri dhe deti.
(Kosova Sot Online)
