Kurti: Do të bëjë përpjekje që javën e ardhshme gjithçka të finalizohet

  • A.P /
  • 28 February 2026 - 17:05
Kurti: Do të bëjë përpjekje që javën e ardhshme gjithçka të finalizohet

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka folur para hyrjes në takim me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se po hyn në këtë takim për të bërë përpjekje maksimale, në mënyrë që javën e ardhshme gjithçka të ketë sukses.

 “Po shkojmë në takim për ta vazhduar dhe maksimalizuar përpjekjet, në mënyrë që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses”, tha kryeministri Albin Kurti para takimit me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

(Kosova Sot Online)