Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

  • A.P /
  • 05 March 2026 - 09:15
Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Një aksident ndërmjet një furgoni dhe një veture ndodhi mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aksidenti shkaktoi radhë automjetesh për një kohë me Policinë që kishte shkuar aty.

Të paktën një person mori trajtim mjekësor. Ai u pa duke u futur në autoambulancën e cila kishte shkuar gjithashtu në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)