Ja kur të fillojë punën Gjykata Administrative

  • A.P /
  • 05 March 2026 - 14:45
Ja kur të fillojë punën Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë mbledhjes u bë e ditur se Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë e shkallës së parë.

“Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë e shkallës së parë, me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo do të jetë kompetente për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha konflikteve administrative, përfshirë edhe kontestet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)